詳細信息
- 關於我們
“Pulp Fiction” është një film kriminalistik, i cili u bë një sukses i madh komercial dhe u vlerësua nga kritika që në fillim, në vitin 1994. Ky film e bëri regjisorin Quentin Tarantino një ndër regjisorët më të paguar të Hollivudit FILMA123.
Në këtë film interpretojnë aktorët e famshëm John Travolta, Samuel L. Jackson, Bruce Willis, Ving Rhames e Uma Thurman. Pumpkin e Honey Bunny vendosin të grabisin tavolinën në të cilën po hanin. Vinsent e Jules janë dy gangsterë që duhet të kryejnë një punë.
Vinsent është i shqetësuar sepse duhet t’i bëjë shoqëri Mias, gruas së shefit të tij. Butch, një boksier në shërbim të Marselusit, nuk e zbatoi urdhrin e shefit për të humbur në një ndeshje të vetën. Kolona zanore e “Pulp Fiction” është po aq e njohur sa edhe vetë filmi dhe e rendit atë si një ndër më të pëlqyerit e të gjitha kohërave.